Alimi dhe Guri sot përsëri para gjykatës


Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.

Seanca e kaluar është shtyrë për shkak obligimeve familjare urgjente të gjykatëses Gordana Spirova.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, që ka qenë anëtar i Komisionit komunal zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Çairit akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së.

Baby Boo