Mustafa Nano i quan talebanë shqiptarët që s’e duan Bregoviqin në Korçë: S’kam punë me ju trushpëlarë


Analisti nga Shqipëria, Mustafa Nano ka reaguar sërish, e kësaj here edhe më ash*për lidhur me temën e muajit; ardhjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Korçë.
Ai ka bërë një krahasim në Facebook-un e tij, të shqiptarëve “mendje-hapur”, siç e konsideron ai veten dhe shqiptarëve “trushpëlarë”, me afganët që duan liri dhe drejtësi e talebanët që i vra*sin në mënyrë mi*zore.

Sipas Mustafa Nanos, këta shqiptarë “trushpëlarë” janë si talebanët në Afganistan, që nuk e duan shtetin e së drejtës, liritë e individit apo kulturën e sende të tjera.
Ai thotë se vetë i përket anës së shqiptarëve të “mirë”, ndaj i kërkon “sul*muesve” që të mos jenë pjesë e faqeve të tij në rrjete sociale, duke u distancuar prej tyre.

Postimi i plotë
Pas largimit të amerikanëve prej Afganistanit, talebanët janë duke i rimarrë qytetet një e nga një. Sot morën Ghazni-n, një qytet të rëndësishëm në rrugën drejt Kabulit. Është e sigurt që edhe Kabuli do të bjerë shumë shpejt në dorë të tyre. Sepse talebanët kanë motivacione të mëdha. Luftojnë për ide në të cilat besojnë. Lu*ftojnë për Sherihatin, luf*tojnë kundër të pafeve, lu*ftojnë kundër “degjenerimit” perëndimor, lu*ftojnë që gratë të mbeten të mbuluara etj., etj. Ndërsa pala tjetër, afganët e tjerë, janë duke lu*ftuar për gjëra, të cilat nuk kanë lidhje me ta, siç janë shteti i së drejtës, demokracia, liria e fjalës, të drejtat e njeriut. Kjo është një ndeshje e pabarabartë, fundi i së cilës është i ditur. Afganistani u përket talebanëve…

…Në nivele të tjera, e njëjta gjë ndodh kudo nëpër botë. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri, ku një takëm njerëzish, që nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor nga talebanët afganë, janë duke fituar terren gjithnjë e më shumë. Jo me ar*më, por me mjete të tjera. Ja, shikojini se ç’bëjnë në rrjetet sociale. Janë futur në profilin e shumë njerëzve (edhe timin, sigurisht) dhe nuk lënë gjë pa thënë. Sha*rje, fy*erje, shp*ifje, kanosje. Duan të na mposhtin neve që i përkasim palës tjetër. Do t’ia dalin? Nuk është çudi që po. Janë po njësoj trushpëlarë e me motivime gjithashtu të forta.

Ok…, nëse ky vend është i thënë që t’u përkasë atyre, ashtu u bëftë! Por deri atëherë, unë do doja që “talebanët” (këta që nuk merren me idetë që shprehen, por baltosin e denigrojnë personin që i shpreh) tanë të na linin të qetë në këto strofullat tona, përfshirë edhe faqet tona në Facebook, të cilat i kemi hapur për të biseduar e diskutuar me të ngjashmit tanë.
Hej, talebanë…! Largohuni nga faqja ime e Facebook-ut! Unë nuk dua të kem të bëj me ju. Bëhuni def! Pird***ni!

Baby Boo