Ali Ahmeti të hënën do të shkojë si dëshmitar në Hagë


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ditën e hënë pritet të udhëtoj për në Gjykatën Speciale në Hagë.
Burime diplomatike thanë se Ahmeti ditën e hënë pritet të niset drejt Hagës në cilësinë e dëshmitarit lidhur me lu*ftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Ali Ahmeti konfirmoi se ka pranuar “pa asnjë hezitim” kërkesën e prokurorëve që po hetojnë kr*imet e kohës së lu*ftës dhe pas lu*ftës nga luf*tëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.
“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e lu*ftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjen*ocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, kishte shkruar Ahmeti në Facebook.

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar të japë informacione se përse Ahmeti është thirrur në Hagë.
Ftesa për Ahmetin ka pasuar një javë pasi prokurorët e Hagës përfunduan marrjen në pyetje katër-ditore të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi më 24 qershor se ka një akta*kuzë të pakonfirmuar që aku*zon Thaçin, si dhe politikanin e lartë të Kosovës Kadri Veseli dhe ish-luf*tëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për kr*ime luf*te dhe kri*me kundër njerëzimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku do të gjykohen të dyshuarit janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës por janë të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.
Ato u ngritën nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë i Kosovës nuk ishte aq i fortë sa të gjykonte raste kaq të ndjeshme.
E ashtuquajtura “gjykatë speciale” është kundërshtuar gjerësisht nga shqiptarët e Kosovës që e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirimin nga sundimi serb.

Baby Boo