Ali Ahmeti për Osman Zhitinë: Burra si ti i kanë hije Kosovës


Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së Osman Zhitisë, babait të heroit të kombit Afrim Zhitia, i cili ndrroi jetë sot.

Ja postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë mësova që axha Osman na paska lënë.

Burrë zakoni, burrë që na mbante gjallë frymën e rezistencës, burrë që na qëndroi pranë dhe na inkurajoi në çdo hap, babë i Afrim e Sylë Zhitisë, e shok i çdo veprimtari e luftëtari.

Axha Osman, burra si ti e bënë Kosovën, burra si ti i kanë hije Kosovës, burra si ti lënë gjurmë të pashlyeshme.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës bac! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve e dashamirëve

Baby Boo