Policia e Tetovës: Përmbahuni nga ahengjet familjare


Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë apelon deri tek hotelierët nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit që të respektojnë sa më shumë masat e fundit qeveritare dhe të përmbahen nga organizimi i dasmave, ahengjeve të tjera, festimeve dhe të ngjashme.

Sepse, të gjitha shkeljet e këtyre masave do të sanksionohen në mënyrë më rigoroze, veçanërisht nëse tubimet në grupe gjenden në ambiente për raste të ndryshme.
Sektori për Punë të Br’endshme Tetovë paralajmëron se mosrespektimi i masave nga ana e objekteve hotelerike, individ-organizator të dasmave dhe ahengjeve tjera në kushte shtëpiake, do të trajtohet në mënyrë penale dhe se asnjë devijim nga ajo që është parashikuar, prej tyre nuk do të tolerohet.

Kjo për arsye se pritet ardhja e një pjese të mërgimtarëve në vendëlindje, të cilët më herët në këtë periudhë të votit, organizonin dasma apo tubime të tjera familjare” thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Fatmir Rexhepi.
Sipas tij, sot rreth orës 15 e 40 minuta, efektivët e policisë nga SPB Tetovë- Departamenti për punë të brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 56-vjeçarin A.Z. nga Vrapçishti i Gostivarit, përpara shtëpisë familjare të të cilit ishte organizuar një dasëm, në të cilën kishin qenë prezentë mbi 30 persona, të cilët kanë qenë duke u argëtuar me orkestër muzikore.

I njëjti është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, është kryer inspektim dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit A.Z. do të përgaditet parashtresë adekuate sipas Nenit 206 të Kodit Penal për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale, mosveprim dipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Baby Boo