Ali Ahmeti nderoni heronjtë e gjallë, vepro për ish ushtarin e UÇK-së Qerimin! (RASTI ALFA)


Liridona Vejseli

Rexhail Qerimi është pjesëmarrës në dy luftërat e UÇK-së, patriot dhe njeri i ndershëm. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm, tani më janë bërë 10 vite burg që nga dënimin i tij në një proces të montuar. Sot për këtë montim janë dëshmitarë të gjithë, përfshirë këtu edhe politikan të pozitës, të cilët hapur kanë deklaruar se bëhet fjalë për një rast të montuar!

Sot ushtari i UÇK-së Qerimi, zoti Ali Ahmeti është në burg, në burgun famëkeq të Idrizovës, ju rastin e tij e njihni, e dini, keni folur edhe në media, madje po deklaroheni se do të ketë një epilog vuajtja e tyre e padrejtë.

Marr shkas të ju drejtohem pasi lexova që do të nderoni heroin e rënë Ismet Jasharin, edhe ai është luftëtar lirie nga Kumanova njëjtë si Rexhaili, kanë luftuar për të njëjtin ideal dhe sot familjet e tyre kanë vuajtje diametralisht të kundërta. Familja e komandant Kumanovës nderojnë djalin e rënë, ndërsa familja e Qerimit vuajnë tradhëtinë e madhe që si pasojë e të qenit në UÇK goditi ato.

Nuk ka fjalë që shpjegon të qenit në burg i pafajshëm, nuk mund ta përshkruajmë as një çast të vetëm, të vuajtjes për një vepër që nuk e ke kryer dhe aq më shumë kur mbi vete ke gradat dhe meritat e amblemës së UÇK-së.

Zoti Ali Ahmeti, të rënët për liri nuk mund të prehen të qetë, në qoftë se bashkëluftëtarët e tyre kalben burgjeve. Nderimi më i madh për to, nuk janë akademitë përkujtimore. Nderim për gjakun e të rënëve është kur edhe ideali i tyre do të shkojë në vend. Çdo vepër tjetër, nuk i le të qetë të prehen në amshim.

Keni rastin historik zoti Ahmeti, që të bëni presionin e duhur politik, që Prokurori famëkeq Joveski, i cili ka qenë pjesë e Prokurorisë dhe në kohën kur është montuar kjo vepër, njëjt siç keni qenë në Qeveri edhe ju, Joveski njeh mirë këtë montim andaj është aq i rreptë dhe i çuditshëm në përgjigjet që u’a kthen deputetve tuaj kur bëjnë pyetje për rishikimin e kësaj lënde.

Ky është rasti juaj Ahmeti, ju mund të përmirësoni gabimet të cilat ju kanë kaluar këto vite gjatë qeverisjes. Ushtarët e UÇK-së duhet ta gëzojnë lirinë, ku për fat të keq shumica prej tyre po vuajnë burgjeve. Rexhaili nuk është i vetmi.

Lavdi për të rënët, që dhanë më të shtrenjtën për lirinë por, kemi edhe heronj të gjallë që po flijohen…
http://www.pacensure.com/2018/03/25/rasti-alfa-pjesa-e-2-te/

Baby Boo