Gostivar: Deri në orën 11:00 kanë votuar 9.64% apo 7.804 qytetarë


Procesi I votimit në Komunën e Gostivarit po rrjedh në mënyrë të qetë. Të drejtë vote kanë 81.083 qytetarë.
Dalja e votuesve deri në orën 11:00 në këtë komunë është 9.64 përqind ose 7.804 qytetarë, ku për dallim të raundit të pare kur deri në këtë orë kishte 5.95 përqind apo 4.816 qytetarë, në këtë raund përqindja është më e madhe.
Në Komunën e Vrapçishtit, dalja deri në orën 11:00 ka qenë 7.61% apo 2.008 qytetarë që nënkupton se në këtë rreth zgjedhor ka dalje më të madhe se në rrethin e parë.

Baby Boo