Ali Ahmeti: “ Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu”


Pas ngjarjes së rëndë në Gllogjan ka reaguar Ali Ahmeti, ai shkruan:

“Plaga e pashëruar rëndohet edhe më shumë nga skenat shokuese nga Gllogjani i Deçanit të Kosovës time.

Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu.

E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagoaur.

I tronditur thellë, bashkëndjej me familjet e viktimave dhe me çdo qytetarë të Kosovës e të gjithë shqiptarët kudo që jemi në këtë botë të trazuar.”

Baby Boo