Çfarë po ndodh, Aguero largon numrin 10 nga profili në Instagram


“Nuk mund t’i besoj syve të mijë tani”. Tifozët e Manchester City besojnë që Lionel Messi është rrugës së tij për t’ia marrë numrin 10 Sergio Agueros i cili e ka larguar numrin 10 nga Instagrami pasi që ylli i Barcelonës tha se dëshiron të largohet
Sergio Aguero e ka larguar numrin 10 nga instagrami i tij, duke bërë që disa fansa të Manchester City të thonë se kalimi i Lionel Messi në klub po bëhet realitet.

Aguero ka numrin 10 të City prej vitit 2015 por numri lidhet shumë me Messi, i cili e ka në Barcelonë prej vitit 2008, kurse të njëjtën në Argjentinë.
Ka pasur sugjerime që Messi mund ti bashkohet bashkëpatriotit në Aguero në City pasi që 33 vjeçari dëshiron të largohet nga Barcelona.
Messi, është i frustruar në Barcelonë pasi që dështuan ta fitojnë një trofe këtë sezon, kurse beson që mund ta aktivizojë klauzolën që e lënë atë të largohet si lojtar i lirë në fund të një sezoni siç e ka në kontratë.

Barcelona, megjithatë, thekson se klauzola ka skaduar në qershor dhe klauzola e lirimit të Messi është 700 milionë euro, një klauzolë që duhet të sigurohet nëse një ekip e dëshiron lojtarin.
Përpos Agueros, Messi ka lidhje të forta me menaxherin e City, Pep Guardiola, me të cilin ai ka pasur sukseset më të mëdha në Barcelona.
Fansat e City kanë filluar të shpërndajnë besimin e tyre se aktiviteti i Agueros në Instagram do të thotë se kalimi i Messit në klubin e tyre po ndodh.

“Sergio Aguero sapo ka ndryshuar username nga ‘kunaguero10’ në ‘kunaguero’. Oh Zot, nuk mund t’i besoj syve të mijë”, ka shkruar një përdorues.
“Sergio Aguero ka larguar numrin 10 nga username i Instagramit të tij, po ndodh me të vërtetë”, ka shtuar një tjetër tifoz.
“Kun Aguero e ka ndërruar username nga kunaguero10 në kunaguero. Hmmm! Çfarë do të thotë kjo?”, shkruar një tjetër.

Edhe tifozët e Barcelonës kanë komentuar në profil të Agueros.
“Aguero largon numrin 10 nga username në Instagramin e tij! Po ndodh”, ka shkruar një tjetër.
“Aguero ka ndryshuar nofkën e tij nga KUNAGUERO10 në KUNAGUERO në Instagram. U kry! Lionel Messi po largohet në Manchester City nën urdhrat e Pep”, shkruan një tjetër.

Baby Boo