Ali Ahmeti i dha lamtumirën e fundit Erdan Ramadanit: “Humbje e madhe për të gjithë!”


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë sot në ceremoninë e varrimit të kumanovarit Erdan Ramadani, i cili humbi jetën ditë më parë në ujërat e lumit Vardar, pas një aksidenti në afërsi të Zhelinës.

“Është dhimbje e madhe. Kemi ardhur ta ndajmë këtë dhimbje të madhe me prindëri dhe familjarët, me gjithë qytetarët e Kumanovës, për humbjen e këtij djali të ri, që i’u pre rrita. Humbja e tij i shkaktoi dhimbje të mëdha familjes, por edhe rrethit dhe shoqërisë”, u shpreh kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Trupi i pajetë i Erdan Ramadanit u gjet dje, gjashtë ditë pas aksidentit. Ekipet e ndërhyrjes dhe vullnetarët e lokalizuan trupin e tij, brenda ujërave të lumit Vardar në kilometrin e tretë nga vendi i aksidentit, përkatësisht në afërsi të kazermës së Tetovës.

Baby Boo