Albanofobja Solza Gërçeva e punësuar në Universitetin “Nënë Tereza”


Ish-deputetja Sollza Grçeva që është kryetare e partisë ultranacionaliste “Zëri i Maqedonasve” para pak muajve përmes një konkursi është zgjedhur profesoreshë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku ajo do të ligjerojë edhe para nxënësve shqiptarë, infomon INA.

Grçeva njihet me qëndrimet e saj të forta kundër Ligjit për gjuhën shqipe dhe për përkrahjen e vendimit për bllokim nga ana e presidentit Ivanov. Ajo po ashtu së fundi është pjesë e protestave kundër emrit, siç ishte protesta e mbrëmshme ku nuk munguan thirrjet antishqiptare.

Ajo në një konkurs të shpallur më 15.11.2017 ka qenë si kandidate mes edhe dy profesorëve të njohur dr. Vesna Antoska dhe dr.Zoran Gacovski, për programin studimor “Planifikim, Automatikë dhe Teknologji” në studimet e shkencave teknologjike. Komisioni recenzues i udhëhequr nga dr.Agni Dika dhe dy anëtarë tjerë maqedonas ka vendosur për Grçevën. Ajo njihet edhe me veprimtarin e saj politike duke u zgjedhur si deputete me LSDM, më pas duke braktisur këtë parti dhe duke përkrahur VMRO-DPMNE gjatë qeverisjes së kaluar.(INA)

Baby Boo