Alarmuese: Shteti kërkon që lodrat nga Kina të largohen nga çerdhet |FOTO


Lodrat që përdorin fëmijët kosovarë dhe që kanë prejardhje nga tregu aziatik dolën të jenë të rrezikshme, e për këtë kanë nisur hapat e parë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë sot se do të urdhërojë largimin e këtyre lodrave edhe nga çerdhet, shkruan gazetametro.net.

Këtë ministri e tha pas takimit me kolegun e tij nga qeveria, ministrin Bajram Hasani, dikasteri të cilin e drejton ai i kreu analizat e lodrave që më pas rezultuan të rrezikshme.

“Nga 15 mostra që MTI i ka dërguar për analizë, ka rezultuar se 12 prej tyre kanë veti të rrezikshme, madje mund të çojnë deri në sterilitet. Pikërisht, për të biseduar dhe për tu njohur më nga afër me rezultatet, sot prita në takim kolegun tim, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani. Pas u informova për rezultatet shqetësuese nga ministri Hasani, do të kërkoj nga të gjitha çerdhet publike dhe private që funksionojnë në Kosovë që t’i largojnë të gjitha lodrat e tregut aziatik dhe të mos dëmtojmë edhe më tej shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë ministri Bytyqi.

Ndërkohë, dihet se në tregun kosovar mbizotërojnë lodrat me prejardhje nga kontinenti aziatik, e që shumicë janë nga Kina./gazetametro.net

Baby Boo