Bastri Bajrami largohet nga Lëvizja Besa, do të jetë i pavarur në Kuvend


Deputeti i deritanishëm i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami, nga sot do të jetë i pavarur. Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi të dërguar kryetarit të Kuvendit, ku thotë se nga sot vazhdon të funksionojë si deputet i pavarur në Kuvend.

“Unë, deputeti Bastri Bajrami, ju njoftoj se nga sot do të veproj si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin dërguar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Më herët edhe Arianit Hoxha ka bërë të ditur se distancohet nga politikat e të ashtuquajturit “blloku opozitar”.

Nënkryetari i Besës, Arianit Hoxha, është distancuar nga blloku opozitar në mes Bilall Kasamit, Izet Mexhitit dhe Afrim Gashit. Bashkëpunimi me Izet Mexhitin, ka shkaktuar pakënaqësi te Lëvizja Besa, e cila tani në Kuvend përfaqësohet vetëm me Fadil Zendelin.

Kujtojmë që më herët edhe deputeti tjetër Kastriot Rexhepi, u largua nga Lëvizja Besa dhe tani funksionon si i pavarur në Kuvend.

Baby Boo