Alarmojnë ekspertët: “Çmimet do të vazhdojnë të rriten edhe më shumë”


Vaji për ushqim është rrhur me 20% brenda një muaji, sipas të dhënave të fundit të Entit të Statistikave. Por nuk janë vetëm vajrat që kushtojnë, përkundrazi, Enti Shtetëror i Statistikave ka përcaktuar se çmimet e shumë prej produkteve në shitje me pakicë janë në rritje.

Krahas vajrave, rritje mujore kanë edhe perimet, frutat, djalhi, pijet, çokollalat, sheqeri, por edhe transporti ajror i pasagjerëve me 46.6% dhe aranzhimet turistike janë rritur me 8.9%.
ESSH thekson se kostoja e jetesës në muajin prill në nivel vjetor u rrit me 10.5%. Ekspertët për çështje ekonomike vlerësojnë se rritja ka të ngjarë të vazhdojë, veçanërisht pasi thuajse shumëçka importohet, ndërsa rrhjen e shton më tepër edhe konflikti në Ukrainë.

2gjidhja e inflacionit varet nga ajo që e shkakton atë. Në këtë rast kemi një rritje të përgjithshme të çmimeve të produkteve me pakicë, e cila nuk është rezuhat i kërkesës së lartë, megjithëse kemi rritur konsumin e produkteve të caktuara për shkak të panikut në popull, megjithatë, në këtë rast rrhja është e importuar dhe mund të të mos veprohet drejtpërdrejt me masa. Ky problem është i pranishëm kudo, në mbarë Evropën dhe më gjerë, jo vetëm në Maqedoni.

Një nga masat për frenimin e inflacionit është shtrëngimi i politikës monetare, një masë e marrë së fundmi nga Banka Popullore. Megjithatë, rezultatet e masave priten ende, por do të theksoj se në rast se çmimet rriten kudo në botë dhe nuk varen vetëm nga ne, nuk mund të presim që procesi të ndalet me masat klasike të njohura në ekonomi”, theksoi profesori universitar Vanço Uzunov.

Sipas tij, edhe infiacioni ka gjasa të vazhdojë, duke theksuar se derisa të përfundojë lufta në Ukrainë nuk mund të pritet stabilizim i situatës. Sipas tij, ndonëse lufta nuk është arsyeja e vetme e rritjes së çmimeve, sepse rritja e rrymës dhe e energjisë ka filluar në muajt e vjeshtës, megjithatë ka ndikuar në rritjen e madhe të çmimeve për shkak të pasigurisë që solli.

Se inflacioni do të ketë një vijë në rritje, konfirmoi edhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelvoska-Bezoska, e cila tha se ekonomia nuk do të anashkalohet dhe sigurisht do të ndjehen pasojat e krizës ruso-ukrainase.

Baby Boo