Përmbyset kamioni, shoferin e kishte zënë gjumi


Një kamion i cili transportonte inerte ka dalë nga rruga në aksin Levan – Tepelenë. Mësohet se shkak I daljes së kamionit jashtë karrexhatës ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjeti, i cili udhëtonte i vetëm.
Menjëherë janë njoftuar uniformat blu dhe shërbimi i ugjencës së spitalit të Fierit të cilët kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta, edhe pse nga pamjet tregojnë një makinë thuajse totalisht të shkatërruar. Dëmët materiale janë të konsiderueshme. Nga ana e bluve po punohet për të nxjerrë shkaqet e daljes nga rruga të kamionit, ndërsa u morrën masa për të evituar trafikun në këtë rrugë.

Baby Boo