Alarmante gjendja në Manastir, 25 të shtruar këtë mëngjes, 20 krevate të lira


Reparti infektiv në spitalin e Manastirit, po kalon momentet më të vështira që nga hapja e tij. Nuk ka ditë në periudhën e fundit, që në oborrin e tij të mos vërehen makinat e varrimit. Në periudhën e zakonshme, jepen vetëm 3-4 leje për varrim, por në muajin e fundit, këto leje kapin shifra dyshifrore.

Në raportin e së enjtes, Manastiri shënoi 89 të infektuar të rinj e në listën e infektimeve, është menjëherë pas Shkupit. Mëngjesin e së premtes, në repartin infektiv u hospitalizuan 25 pacientë e atje ka vetëm 20 krevate të lira. Kovid 19 nuk kursen as qytetarët në moshë të re. Nga 6 viktimat e raportuara 24 orë më parë në Manastir, dy janë të moshës 38 dhe 39 vjeçare. Nga spitali i Manastrit thonë se të dy pacientët u hospitalizuan në gjëndje të rënduar.
“Sëmundja nuk zgjedh nëse je i ri apo i moshuar. Të gjithë duhet të ruhemi, por më shumë të moshuarit”…

“Nëse duhet le të vendosin orë policore. Pamë qe kishte efekt më parë. Nuk di se ç’po ndodh, dy profesorë thonë gjëra të ndryshme kujt t’i besojmë”…

“Kjo nuk është lojë është shumë e frikshme.”, thanë qytetarët.
Në Manastir që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar rreth 90 raste të vdekjeve ndërsa aktualisht qyteti ka mbi 800 persona aktivë. Virusi ka precutr pothuajse të gjitha kapacitetet industrial dhe pothuajse çdo shtëpi e ka ndjerë frikën në një moment.

Baby Boo