Akuzë për katër burra nga Gostivari, pasi i kanë rrahur dy gra


Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit deri te gjykata ka dorëzuar akuzë kundër katër personave për dhunë, sipas nenit 386, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Si[ njoftojnë nga Prokuroria, më 22.06.2021, katër banorë të lagjes së Gostivarit “Cigllana”, kanë kryer dhunë të ashpër dhe e kanë rrezikuar sigurinë duke i lënduar dy gra.

“Pasi njëra prej grave ka ardhur në oborrin e një prej të akuzuarve që ta kërkojë bashkëshortin e saj, i akuzuari 45-vje[ar e ka sulmuar, e ka kapur për flokë, rrëzuar për tokë dhe ka filluar ta godasë me shqelma. Të akuzuarit i janë bashkuar edhe tre të akuzuarit tjerë, në moshë 20, 31 dhe 22-vje[, duke e goditur të dëmtuarën nëpër trup. I akuzuari i parë ka marrë edhe shkop dhe ka vazhduar ta godasë. Në atë moment, drejt të dëmtuarës është nisur edhe një grua tjetër e cila ka dashur t’i ndihmojë, por të akuzuarit e kanë shtyrë dhe ajo është rrëzuar pa ndjenja”, thonë nga Prokuroria.

Një numër i madh i dëshmitarëve të ngjarjes, gjithashtu kanë ndjerë rrezik dhe e kanë ftuar policinë.

“Kur kanë ardhur, zyrtarët policorë kanë qenë të detyruar të gjuajnë me armë disa herë në ajër që t’i qetësojnë dhe largojnë të akuzuarit”, thonë nga Prokuroria.

Siq thuhet në kumtesë, pas incidentit, të gratë kanë marrë lëndime trupore.

Baby Boo