Mickoski: Na nevojiten integrime evropiane për të siguruar të ardhmen


Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, i shoqëruar nga nënkryetarin e partisë Aleksandar Nikollovski dhe deputetin Timço Mucunskin, në Bruksel do të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Popullore Evropiane (PPE) dhe do të realizojë takim me disa politikanë.

Mickoski sot paralajmëroi se në fokus do të jenë politikat aktuale të PPE-së, si dhe miratimi i buxhetit për vitin 2021 dhe Kongresi i ardhshëm i PPE-së në fund të vitit. Vizita, siç paralajmëroi ai, do të shfrytëzohet edhe për takime me deputetë evropianë, kryetarë të partive politike dhe kryeministra, njerëz të cilët janë pjesë e PPE-së.

Mickoski e komentoi deklaratën e kryeministrit Zaev se nuk duhet të japë dorëheqje për bllokadën në BE, duke thënë se jo vetëm që ka arsye, por ai nuk sheh asnjë arsye pse të mbetet kryeministër i Maqedonisë.
Sipas tij, e njëjta arsye pse kishte zgjedhje të parakohshme në vitin 2020 tani ndoshta është edhe më e fortë, sepse rrethana është shumë më e fortë.

Baby Boo