Aktualitet Autoritetet spanjolle: Trafiku i kokainës nga Kolumbia tani është në duart e shqiptarëve


Shqiptarët vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes nga mediat dhe autoritetet spanjolle pas sekuestrimit të një ton kanabis në Madrid pak ditë më parë, ndërsa u arrestuan 5 persona, por grupi drejtohej nga dy shqiptarë, Arjan Ndoci dhe Julian Deblini.

Sipas mediave spanjolle, shumica e kokainës hyn në Spanjë e fshehur në kontejnerë përmes pesë porteve, me qytetin e Cádizit në krye. Porti i qytetit të Cadiz, ndiqet nga ata të Valencias, Barcelonës, Bilbaos dhe Vigos. Kokaina në Kolumbi blihet me çmimin që varion nga 1,260 deri në 1,680 euro me cilësi 85%, ndërsa pas trafikut në Europë shitet shumëfish më shtrenjtë.

Grupet kriminale lindore kanë fituar terren kundër klaneve spanjolle përsa i përket futjes së drogës nga portet e tyre. Sipas raporteve të policisë spanjolle, trafiku sot është në duar të shqiptarëve, polakëve, bullgarëve apo marokanëve që kanë vendosur pjesë të strukturës së tyre në Spanjë.

Baby Boo