AKTIVITETET E TË RINJVE KANË NEVOJË PËR MBËSHTETJE MEDIALE (VIDEO)


Informimi i mediave për aktivitetet pozitive të nxënësve në temat e integrimit ndëretnik në arsim, luan rol të rëndësishëm për ndërtimin e bashkëjetesës. Por për fat të keq mediat jo gjithmonë i ndjekin dhe transmetojnë aktivitetet pozitive që organizohen nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Një gjë e këtillë u tha sot nga të pranishmit dhe gazetarët në diskutimin e organizuar nga Qendra e Maqedonisë për Edukim Qytetar, me rastin e prezantimit të hulumtimeve nga projekti “Integrimi ndëretnik i të rinjëve në arsim”.  Koordinatori Nebojsha Mojsoski theksoi se qëllimi i projektit është që të përmirësohet integrimi ndëretnik i të rinjëve të përkatësive të ndryshme etnike.

Nebojsha Mojsoski, QMEQ

“Qëllimi i këtij projekti pesë vjeçar është forcimi dhe avancimi i integrimit ndëretnik të të rinjve, ndërtimi i shoqërisë qytetare që do të bazohet në vlera, kultura qytetare dhe  përgjegjësi. Kemi edhe një aktivitet tjetër që ka të bëjë me sigurimin e stimulimit të shkollave në këto aktvitete, ndërsa ajo bëhet përmes prizmës së rinovimit të shkollave”

Nazihtere Sulejmani nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklaron se në këtë drejtim, MASH do t’i përkrahë të gjitha iniciativat dhe projektet që çojnë në aktivitete të përbashkëta të të rinjve në të cilat do të vijë në shprtehje interaktiviteti.

Nazihtere Sulejmani, MASH

Do të jenë të rinjtë së bashku në përgatitjen e projekteve dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme duke vënë në një rrafsh të barabartë pjesëmarrjen e gjuhëve të të gjitha aktiviteteve. Viteve të fundit, me përkrahje të projekteve të këtilla siç është ky projekt i USAID-it për arsim ndëretnik të të rinjëve në Maqedoni, ka mundësuar që të ngritet vetëdija në numrin e caktuar të shkollave ku realizohet. Janë formuar ekipe nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të cilat do t’i planifikojnë dhe zbatojnë aktivitetet e përbashkëta të nxënësve.

Deri më tani, në kuadër të projektit “Integrimi ndëretnik i të rinjve në arsim”, janë inkuadruar 40 shkolla nga 9 komuna. Ndër aktivitetet që do të pasojnë janë edhe rinovimi i 50 shkollave, ndërsa do të zbatohet hulumtim i efekteve në 40 shkolla të përfshira në vitin e parë të projektit. Ky është projekt që e financon USAID-i në Maqedoni në bashkëpunim me komandën Evropiane të ushtrisë amerikane, ndërsa e zbaton Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar në bashkëpunim me organizatën Forumi Edukativ Rinor dhe me Ministrinë e Arsimit dhe shkencës në Maqedoni. //

Baby Boo