Spasovski: Qeveria insiston që procesi reformues të bazohet në inkluzion të plotë


 Bashkëpunimi me BE-në, instrumentet për ndihmë që Unioni i ofron në fazën e negociatave inkuadruese, si dhe mënyra në të cilën po zhvillohet i tërë procesi i inkuadrimit në suaza të shoqërisë së Maqedonisë, janë temat për të cilat sot në Bled foli ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në panelin kushtuar “Sigurisë dhe sundimit të së drejtës përmes perspektivës së ripërtërirë të BE-së”.

Siç kumtoi MPB, minsitri Spasovski në edicionin e sivjetmë të 13-të me radhë të “Forumit strategjik të Bledit 2018” prezantoi disa nga aktivitetet e shumta që MPB e Maqedonisë i filloi dhe i realizon në këtë periudhë, duke i vlerësuar me atë rast tre prioritetet kyçe – reformën e sistemit të ndjekjes së komunikimeve, përforcimin e kapaciteteve për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz, si dhe përforcimin e kapaciteteve në luftën kundër migrimit ilegal.

Spasovski e theksoi edhe insistimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që procesi reformues  të bazohet në inkluzionin e plotë shoqëror tekstualisht të të gjithë faktorëve shoqëror, pavarësisht nga cila sferë vijnë. Ai i potencoi edhe transparencën maksimale dhe informimin gjithpërfshirës për të gjitha aspektet e proceseve të skriningut, të negociimit, të reformimit.

Baby Boo