Aktivisti i VV-së del hapur: Prishtinës i duhet një kryetar si Daut Haradinaj


Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj është duke zhvilluar një fushatë ndryshe për dallim nga ato të kaluara dhe shumë më ndryshe se nga të gjithë të tjerët.
Haradinaj po gjen mbështetje edhe përtej subjektit politik përmes të cilit garon për të parin e kryeqytetit.

Njëri ndër aktivistët më të dalluar të lëvizjes vendvendosje në Prishtinë, Dritëro Kadolli ka dalur hapur në mbështetje të Haradinajt për Prishtinën.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kadolli përmes një postimi dhe një fotografie me Haradinajt në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot më nderoj më vizitë Gjeneral Daut Haradinaj me të cilin biseduam shumë tema të përbashkëta nga e kaluara dhe për të ardhmen e Kryeqytetit”, ka shkruar Kadolli.
Ai ka thënë se Prishtinës i duhet një kryetar si Daut Haradinaj.
“Qytetit tim, Prishtinës sot i duhet një kryetar si Dauti që është fjalë pak e vepërmadh”, është shprehur Kadolli.

Baby Boo