Aktivistet e liruara të VV-së thonë se “Policia i ka duart me gjak të grave”

????????????????????????????????????

Të enjten në kryeqytet ishin arrestuar babai me dy djem, pasi kishin sulmuar fizikisht tri gra: nënën dhe dy vajzat.

Ky rast ishte në vazhdën e shumë rasteve të dhunës në familje të raportuara së fundmi që çuan në aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje, që përfundoi me arrestimin e 7 aktivistëve të kësaj partie, raporton KTV.

Pas 48 orësh në mbajtje, aktivistët u liruan, por sipas Rinë Zhitisë, një ditë më herët edhe tre të arrestuarit për dhunë në familje, ishin liruar.

Zhitia ka akuzuar institucionet e sigurisë se po e përkrahin dhunën, derisa ka rikujtuar edhe raportin e Inspektoratin Policor, që nuk gjeti shkelje nga ana e policisë lidhur me vrasjen e dyfishtë në Komunën e Gjakovës.

Në konferencë, bashkë me aktivistet ishte edhe deputetja Saranda Bogujevci, që ishte një prej të arrestuarave, por e liruar pak pas aksionit, e cila ka kërkuar që shoqëria të jetë përgjegjëse për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Derisa pretendimet për lëndim të policëve gjatë aksionit të së premtes i ka hedhur poshtë aktivistja, Arta Berisha.

Përveç rastit të vrasjes së dyfishtë në Gjakovë, ka pasur edhe disa raste të tjera të dhunës ndaj grave që kanë nxitur një sërë reagimesh të shoqërisë civile në disa komuna të vendit.

© KOHA

Baby Boo