Aktakuzë ndaj veteranit me dokumente të falsifikuara


S.H. kishte arritur të mashtronte Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, konkretisht Departamentin për Familjarët e Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës dhe të Viktimave Civile, Zyra në Pejë, për t’u futur në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai kishte arritur t’i falsifikojë dokumentacionet që i nevojiteshin për të qenë pjesë e skemës pensionale dhe i veteranëve të luftës, të cilat më pastaj i kishte dorëzuar në Departamentin për Familjarët e Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës dhe të Viktimave Civile në Pejë, në mars të këtij viti.

Megjithatë, mashtrimi i S. H. nuk ka zgjatur shumë, pasi ai brenda 2 muajsh është hetuar dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë për dy vepra penale: “Falsifikim i dokumentit zyrtar” nga Neni 398, par. 1 i KPRK-së dhe për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga Neni 403, par. 1 i KPRK-së.

Gazeta “Zëri” ka siguruar një pjesë të kësaj aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 1 qershor të këtij viti, kundër të pandehurit S.H.

Baby Boo