E keqtrajton burri dhe vjehrra, babai e lajmëron rastin


Viktima kishte shkuar te prindërit Një person nga Deçani ka raportuar dje në polici se ndaj vajzës së tij është ushtruar dhunë fizike. Sipas ankuesit vajzën e tij për disa vite e kishte rrahur burri i saj bashkë me vjehrrën.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se ndaj vajzës së tij viktimës femër K/Shqiptare qe disa vite me radhë kishin ushtruar dhunë të dyshuarit bashkëshorti i saj mashkull K/Shqiptar së bashku me nënën e tij”, thuhet në raportin e policisë. Pas intervistimit viktima kishte shkuar në familjen e saj te prindërit, kurse të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Baby Boo