Aksion gueril i KSHZ-së në Tetovë dhe Gostivar: Ti e ke radhën! Voto sigurt!

Pas aksionit të djeshëm gueril në Ohër dhe Strugë, karvani i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sot ishte në Tetovë dhe Gostivar. Fushata “Ti e ke radhën” e KSHZ-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2020 përmban shumë këshilla për mbrojtje dhe parandalim të qytetarëve nga virusi korona gjatë votimit.

Baby Shop Charli

E gjithë fushata është e drejtuar kah porositë për mbrojtje të qytetarëve, siç janë “Mbro veten dhe të tjerët” dhe “Voto sigurt”.

“Në sheshet në Tetovë dhe Gostivar, ishin vendosur afishe nga zile të qelqta dhe gel për dezinfektim me qëllim që t’iu afrohen porosive për votim të sigurt për votuesit. Kalimtarët e rastit morën broshura edukative me udhëzime për votim të sigurt.

Aksioni gueril përfshin edhe broshurë të sigurisë e cila përmban gel për dezinfektim dhe maskë për mbrojtje nga virusi korona, me udhëzime të sakta për përdorimin e tyre të drejtë.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për herë të parë e realizon këtë aksion gueril, ndërsa është një nga institucionet e para të shtetit që i edukon njerëzit në drejtim të mbrojtjes nga virusi korona në domenin e saj të punës. Kujdesi i shfaqur për shëndetin për shfrytëzim të papenguar të së drejtës demokratike të votës së qytetarëve e pasqyron KSHZ-ja me përgjegjësi dhe profesionalizëm në punë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi standarde të reja në funksionimin e institucioneve shtetërore në kohën e virusit korona”, theksojnë nga KSHZ-ja.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors