Aksidentuan babë e bijë, gjykata lë prapa grilave dy shoferët në Korçë


Gjykata e Korçës vendos masën e sigurisë burg pa afat për drejtorin e ujsjellës kanalizime të bashkisë Maliq,  Petrit Kupe dhe një tjetër drejtues mjeti të cilët aksidentuan për vdekje babë dhe bijë tri ditë më parë në një rrugë dytesore në periferi të qytetit juglindor.

Në burg për këtë ngjarje kanë ngelur shtetasit Petrit Kupe  dhe Laurenc Pallashi i pari banor i fshatit Dridhas ndërsa tjetri nga fshati Zerec.

Sipas prokurorise nga perplasja e mjeteve që drejtoheshin nga keta dy shtetas, kanë humbur jetën Sokol Hoxhallari 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare.

Nga ana tjeter avokati i drejtorit te ujesjellësit të bashkise Maliq ka kërkuar një masë më të lehtë për të mbrojturin prej tij me pretendimin se ka qenë drejtuesi tjetër i mjetit ai që fillimisht është përplasur me mjetin e Kupes dhe me tej ka aksidentuar për vdekje babë e bijë.

Kërkesë e cila nuk është marr parasysh nga gjykata që vendosi pas hekurave deri në perfundim të hetimeve të dy drejtuesit e  mjetëve.

Baby Boo