Aksidentohet me motor me 4 rrota i mituri nga Tetova, lëndohet rëndë


Me datë 07.04.2024 në ora 22:45 në RSH Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e Blv. “Ilindenska” dhe Rr. “Van Vardarska” në Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motori me katër rrota me targa të Tetovës, i drejtuar nga një i mitur nga Tetova dhe automjeti i pasagjerëve Audi me shenja regjistrimi tetovare, i drejtuar nga I.N.(37) nga Tetova. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

Baby Boo