Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1545 testime për koronavirus, ndërsa 144 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-27, Kumanovë-11, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-13, Tetovë-13, Veles-4, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Strumicë-15, Kriva Pallankë-1, Radovish-8, Krushevë-2, Koçan-13, Makedonski Brod-1, Berovë-2, Vinicë-1, Dellçevë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2.

Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe tetë pacientë: një nga Kumanova, një nga Shtipi, dy nga Prilepi, një nga Tetova, një nga Strumica, një nga Vinica dhe një nga Kërçova.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 16.417, prej të cilëve 13.732 janë shëruar, ndërsa 683 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.002

Baby Boo