Aksidentohen dy vetura, pësojnë me të lënduar!


Dje rreth orës 17.25 në fshatin Saraj, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Opel Korsa” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga O.S.(38) nga fshati Arnaqi, vetura e tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Tetova e drejtuar nga B.I.(31) nga fshati Nerasht, Tetovë dhe veturës së tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.T.(46) nga fshati Grcec, Shkup.

Në aksident është lënduar një vajzë dy vjeçare nga fshati Nerashtë, bashkëudhëtare në veturën “Golf” me targa nga Tetova.
Ajo është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Është lënduar lehtë edhe shoferi i veturës “Golf” me targa nga Tetova dhe bashkëudhëtarët, një fëmijë tre vjeçar dhe S.I.(21), të gjithë nga fshati Nerasht.

Baby Boo