Aksidenti tragjik, gruaja shtatzënë udhëtonte me vjehrrin, fëmija i saj lufton me vdekjen


Një aksident i rëndë automobilisik është shënuar në orët e paradites në aksin rrugor Fier – Levan. Nga përplasja e dy automjeteve, një grua shtatzënë, Majlinda Troka, 26 vjece ka humbur jetën, ndërsa i plagosur rëndë është fëmija i saj 5 vjecar si dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në automjet.
Policia sqaron se dy automjetet, njëri tip Audi ku ndodhej viktima dhe tjetri tip Benz janë përplasur në vendin e quajtur “Liqeni”.

Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Benz që vinte nga Fieri për në Vlorë ka hyrë në parakalim të gabuar duke përplasur mjetin tip Audi që drejtohej nga vjehrri viktimës, Astrit Troka. Ky i fundit po shoqëronte nusen e djalit dhe fëmijën e saj drejt qytetit të Fierit, në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti.

Edhe pse ky i fundit ka ulur shpejtësinë përplasja ka qenë fatale duke i marrë jetën gruas shtatëzënë 6 muajshe si dhe ka plagosur rëndë fëmijën e saj, shkruan Panorama.

Tre të plagosurit paraqiten jashtë rreziku për jetën, mjekët thonë se në gjendje të rëndë vijon të jetë fëmija.

Viktima:
Majlinda Troka 27 vjeç

Emrat e te plagosurve:
Klaudia Troka 44 vjeç
Astrit Troka 58 vjeç
Laurent Troka 31 vjeç
Lukrecia Troka 7 vjeç

Baby Boo