Aksidenti në magjistralen Tetovë-Gostivar, pesë të lënduar nga të cilët tre fëmijë


Pesë persona të lënduar nga aksidenti i shkaktuar në magjistralen Tetovë-Gostivar i cili ndodhi në mëngjesin e sotëm rreth orës shtatë.

Në aksident u përfshinë tre vetura, “citroen” me tabela nga Shkupi, “mercedes” me tabela britanike dhe “reno megan”, me regjistrim të Tetovës, njoftojnë nga SPB Tetovë.

-Nga pesë të lënduarit, tre janë fëmijë dhe dy janë gra. Të gjithë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë transferuar në Qendrën Klinike të Tetovës. Për shkak të aksidentit SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes së bashku me prokurorin publik të Gostivarit, me çka erdhi deri tek bllokimi i rrugës në drejtim të Gostivarit. Pas pothuajse dy orëve, rreth orës 9 gjendja është normalizuar, njofton Marjan Josifofski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Përderisa zgjaste inspektimi, një pjesë e veturave që të ngasin në rrugën alternative për në Gostivar

Baby Boo