Vetëm ky veprim i thjeshtë që duhet ta bëjmë të gjithë, mund të shpëtojë mijëra jetë nga Covid-19


Vetëm ky veprim i thjeshtë që duhet ta bëjmë të gjithë, mund të shpëtojë mijëra jetë nga Covid-19. Për shumë njerëz mbajtja e maskave është bërë pjesë e jetës së përditshme gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa qeveritë vijojnë punën për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Aktualisht, një studim i fundit ka zbuluar se vetëm një veprim i thjeshtë, nëse miratohet në mënyrë universale, mund të ketë një ndikim edhe më të madh nga sa mund të mendoni – mund të shpëtojë mijëra jetë vetëm në muajt e ardhshëm, derisa të gjendet një vaksinë efektive. Në një analizë të botuar në “Nature Medicine”, studiuesit zbuluan se mbajtja universale e maskave – në të paktën 95 për qind e njerëzve që mbajnë maska ??në publik – mund të shpëtojë gati 130 mijë jetë në SHBA, duke filluar që tani deri në fund shkurtit, kohë kur edhe virozat e stinës janë më të pranishme.

Autorët shkruan se ky nivel i pajtueshmërisë “mund të jetë i mjaftueshëm për të përmirësuar efektet më të këqija të ringjalljeve epidemike në shumë vende të botës”. Pse? Analiza e studiuesve zbuloi se mbajtja e maskës mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit të një personi deri në masën 40 për qind – një numër që do të përmirësohej vetëm nëse më shumë njerëz do t’i mbajnë maskat. Në fund të shtatorit, mesatarisht, vetëm 49 për qind e amerikanëve raportuan se mbanin maskë dhe kuptohet që maskat janë më efektive kur të gjithë i mbajnë.

Në nivelin e parë, ato ndihmojnë në parandalimin e dikujt që tashmë është ekspozuar ndaj COVID-19 dhe që mund të mos ketë përjetuar ende simptoma – nga lëshimi i spërklave në ajër që mund të infektojnë të tjerët. Studimi vjen pikërisht kur SHBA’të janë në kulmin e valës së tretë, siç e kanë quajtur ata, të infeksioneve COVID-19. Më 23 tetor, vendi regjistroi 85,000 raste të reja, duke thyer rekordin njëditor të vendosur më 16 korrik, sipas “New York Times”.

“Ne besojmë se po shkojmë drejt një sezoni të ashpër dimri”,- tha për “Times”, Christopher Murray, MD, drejtor i Institutit të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit dhe autori kryesor i kësaj analize të fundit. Disa nga skenarët që modeluan studiuesit tregojnë rezultate shumë të ndryshme, në varësi të zbatimit ose përshkallëzimit të udhëzimeve të distancës sociale që synojnë të zvogëlojnë përhapjen e virusit. Nëse kufizimet do të qetësoheshin, studimi parashikon që vdekjet në SHBA mund të arrijnë më shumë se 1 milionë deri në fund të shkurtit.

Në të kundërt, nëse shtetet do të rivendosnin kufizimet në ndërveprimet shoqërore dhe aktivitetin ekonomik, numri i vdekjeve i parashikuar bie në rreth 511.000. Rezultati më i mirë, në fakt, vjen nga maskimi universal – përveç kufizimeve të tjera që mund të jenë të nevojshme. Mbajtja e maskave nga të gjithë parashikohet të shpëtojë deri në 130 mijë jetë. Studime si këto nënvizojnë rëndësinë e masave të ashpra, madje edhe duke pasur parasysh lodhjen pandemike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Baby Boo