Aksidenti në hyrje të Kaçanikut, policia jep detaje


Një aksident i rëndë ka ndodhur më herët në hyrje të Kaçanikut. Burimet fillestare të PA Censurë pohuan për pesë persona të lënduar. Lajmin për ak*sidentin e kanë konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
Sipas zëdhënësit të kësaj drejtorie, Kanun Veseli, numri i të lënduarve nga ak*sidenti ka shkuar në tetë.

“Rreth orës 22:11 në rrugen magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të autostradës në Kaçanik, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore. Të lënduar janë 8 persona. Disa janë trajtuar në Kaçanik e disa janë percjellur më pas për Ferizaj” ka thënë ai.

https://www.pacensure.com/aksident-i-rende-ne-hyrje-te-kacanikut-raportohet-per-disa-persona-te-lenduar-video/?fbclid=IwAR2RVJMCs2DnEAvU7CjckbLackNMuu51qNqggLt_9Sq24mEuHwbZjK3CjMM

Baby Boo