Kirurgjia plastike Maqedoni, qytetarët ankohen për pritje të gjata


Radhë të gjata të pritjes në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup. Gjatë periudhës së pandemisë kjo klinikë ka funksionuar vetëm për rastet urgjente, ndërsa nga fillimi nëntorit pranohen edhe ndërhyrjet private. Kjo ka bërë që korridoret të mbushen përplot ngaqë disa raste jo primare nuk kanë marr trajtimet e duhura vitin e fundit. Disa qytetarë ankohen për pritje të gjata.
“E kam ti bëj ndërrimin e fashave për zonjën. Sa keni pritur terminin për të intervenuar? Ne e kemi bë terminin më herët dhe na u deshtë të presim 1 muaj për të arritur në këtë trajtim mjekësor.”

Ankesa kishte dhe nga personeli mjekësorë të cilët thonë se përkundër punës së palodhshme me orar të plotë, kapacitetet njerëzore janë të pamjaftueshme për t’i arritur gjitha shërbimet ambulatore në kohë. Prapa kamerave, disa prej kirurgëve thonë se përparësi u jepen rasteve për operacione estetike private ngaqë paguhen më shtrenjtë. Edhe pse disa intervenime mbulohen nga Fondi Shëndetësor, sipas tyre ata sërish mbeten në listën e gjatë të pritjes.

“Po të gjithë këtu kanë terminë dhe pranimi bëhet e pastaj kontrollet dhe ka ekzaminime të shumta. Edhe gjatë kohës së pandemisë kemi punuar, do të thotë gjithë kohës nuk kemi ndaluar as kur ishte piku i virusit ne kemi kryer intervenime plastike.”

Por, drejtoresha e kësaj Klinike mohon. Sipas saj në institucionin të cilin ajo e drejton në rend të parë është interesi i qytetarëve që kanë sigurim shëndetësor. Pejkova tha se në 35 shtretër sa ka kjo klinikë, të hospitalizuar janë mbi 95% e rasteve me probleme shëndetësore dhe jo për trajtime estetike.

“Në jemi pjesë e shëndetësisë publike dhe tek ne përparësi kanë gjithnjë pacientët që kanë nevojë për trajtim të sëmundjeve të parevokueshme si karcinomë në lëkurë, me lëndime të duarve, pacientë me tumore. Kemi këtu kolegë që punojnë privatisht kirurgjinë estetike, megjithatë me kufizim nga dy pacientë në javë për të mos e ngarkuar vendin për pacientët që duhet të kenë trajtim nga shëndetësia publike”, tha Sofija Pejkova, Drejtoresh e Klinikës për Kirurgji Plastike.

Sipas drejtorisë së Klinikës së Kirurgjisë Plastike në dy repartet ambulatore ekzaminohen rreth 120 pacientë në ditë, që i bie secili mjek kujdestar të bëj nga 15 terminë për pacientët në një turn. Megjithëse në kohë të pandemisë janë rikthyer edhe mundësia për operime private estetike, sërish nga 9 operacione në ditë janë duke u kryer për rastet me probleme shëndetësore funksionale.

Baby Boo