Aksidentet në Shkup, dy persona marrin lëndime të rënda


Një këmbësor dhe një drejtues i mopedit kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa dhjetë të tjerë janë lënduar lehtë në 20 aksidente komunikacioni që kanë ndodhur gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit.

Në 12 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas SPB Shkup, 220 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë, 28 kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, 28 shoferë kanë qenë pa leje dhe 10 fillestarë.

Nga SPB thonë se nga komunikacioni janë përjashtuar 27 makina të paregjistruara.

Baby Boo