Me datë 27.04.2025 në orën 15:00, në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën “Kiro Ristoski-Drnc” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Volksëagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.Sh. (59) nga fshati Shipkovicë e Tetovës dhe një skuter elektrik, i drejtuar nga një i mitur nga Tetova. I mituri ka pësuar lëndime të rënda në aksident, të cilat u konfirmuan në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektim në vendin e ngjarjes është kryer nga ekip i SPB Tetovë.