Aksident në Shkup, një i lënduar


Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në bulevardin “Aradhat Partizane” në kryqëzimin me bulevardin “8 Shtatori”, në afërsi të karburantit “Makpetrol”, raporton 360 gradë.

Sipas informacioneve të MPB-së, aksidenti ka ndodhur në orën 20:00 dhe për momentin raportohet për një të lënduar, i cili me ekipe të ambulancës është transportuar në spitalin “8 Shtatori”.

Në aksident kanë marrë pjesë dy vetura, një Seat Ibiza me targa të Velesit dhe një BMW me regjistrim të Shkupit.

Baby Boo