Aksident në Shkup, makina godet dhe lëndon dy vajza


Dy vajza u lënduan mbrëmë në lagjen e Shkupit Gjorçe Petrov, pasi ato i goditi një foristrada derisa prisnin në stacionin e autobusit.

Sipas dëshmitarëve të rastit, foristrada i cili lëvizte nga drejtimi i Gjorçe Petrovit drejtë Qendrës duke dashur t’i ikë një veture të markës “jugo” e cila ia kishte prerë rrugën dhe kishte hyrë në korsenë e tij, kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur direkt vajzat.

Portali “Rakomet24” informon se dy vajzat janë hendolliste të ekipit të parë të KHG Vardar, të cilat me automjet të ndihmës së shpejtë ishin dërguan në spital. Ato janë hospitalizuar pa lëndime serioze fizike dhe pritet që gjatë ditës të lëshohen në mjekim shtëpiak.

Shoferi i foristradës dhe makinës “Jugos” nuk janë lënduar.

Baby Boo