Fillojnë të mbyllen klinikat e abortit në SHBA pas vendimit të Gjykatës së Lartë


Klinikat e abortit kanë filluar të mbyllen në disa shtete amerikane pasi një vendim i Gjykatës së Lartë të premten hoqi të drejtën kushtetuese të grave për abort. Rreth gjysma e shteteve pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja pasi gjykata rrëzoi vendimin e saj 50-vjeçar Roe v Wade. Nga këto, 13 e kanë nxjerrë jashtë ligjit abortin menjëherë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e përshkroi vendimin si “një gabim tragjik”. Protestat po zhvillohen në qytete në të gjithë SHBA-në. Në Phoenix, Arizona, policia hodhi gaz lotsjellës pasi protestuesit goditën dyert dhe dritaret e kongresut të shtetit. Në Los Anxhelos, protestuesit bllokuan për pak kohë trafikun në një autostradë. /Koha.net/

Baby Boo