Aksident në rrugën Xhepçisht- Trebosh!


Dje (17-maj) rreth orës 16 e 35 minuta, në rrugën lokale Xhepçisht-Trebosh, në afërsi të hyrjes për në fshatin Trebosh, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës ,,Seat” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 25-vjeçari I.D. nga Tetova dhe Biçikleta e tipit ,,Fanatic” e drejtuar nga 22-vjeçari D.Sh. nga Tetova.

Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar çiklisti i cili menjëherë është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për ti ofruar ndihmë mjekësore ku edhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Baby Boo