Aksident në rrugën Gradec-Gostivar, një person lëndohet rëndë


Dje (25-janar) në ora 16:50 në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar – Gradec, në fshatin Dobërdoll, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa të Gostivarit: “Mitsubishi“ e drejtuar nga 44-vjeçari A.N. nga Vrapçishtji i Gostivarit dhe vetura “Opel” e drejtuar nga 63-vjeçari A.S. nga Toplica e Gostivarit. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i “Opelit”, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Eekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.
                       

Baby Boo