Aksident në rrugën Bogovinë – Zherovjan, motorçiklisti godet traktorin


Para pak çastesh rreth orës 18: 30 në rrugën Bogovinë – Zherovjan në afërsi të tregut të kafshëve ka ndodhur një aksident ku një motorçiklist ka goditur traktorin nga pas dhe është rrëzuar.

Sipas informatave të Televizionit Koha motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin Nën Tereza në Shkup.

Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit

Baby Boo