Një gjykatës në RMV është më i rrezikshëm sesa 200 kriminelë shtetëror


Shkruan: Sulejman Mehazi

(Me rastin e lirimit të Mihalkovit dhe Kamçevit)

Pastaj hidhërohemi pse BE-ja refuzon bindshëm anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në BE. Si do t’ju pranojnë, kështu, me këto shëmtira gjyqësore maqedonase të cilët punojnë prapshtë e kundër drejtësisë, punojnë për kriminelët e kundra shtetit, mbrojnë vjedhësit e mëdhenjë të shtetit e burgosin të pafajshmit shqiptarë.

S’dimë, me cilët shtete botërore ta krahasojmë Maqedoninë sipas këtyre të këqijave të pista kriminele kulmore. Të “reketohet” buxheti i shtetit deri në palcë e të shpërblehen me liri kriminelët që e zhvatën mizorisht këtë Republikë, kjo ndodh vetëm te shteti i Zaevit e Kovaçevskit e askund tjetër në botë.

Si është e mundur kokat elitare shtetërore të korruptohen thellësisht me miliona euro e të lirohen sikur s’kanë bërë gjë, po shqiptarët e Monstrës, Sopotit, ç’kanë bërë që janë duke u kalbur në burgje? E pyesim “gospodin” Zaevin e Kovaçevskin se si është e mundur të shpërblehen me liri personat më të skandalizuar: Mihallkovi e Kamçevi? Si është e mundur që “reketashët” më të mëdhenj të lirohen në liri e masat popullore për gabime të vogla shtetëror të dënohen me vite në burgjet maqedonase. Me kësi veprime të poshtëruara e të turpshme gjyqësore qeveria e Zaevit vetëvetiu mëson e përkrahë popullatën se si e si më shumë të kriminalizohen e skandalizohen. “Gospodine” Zoran Zaev në republikën tuaj një gjykatës është më i rrezikshëm sesa 200 kriminelë shtetëror, funksionarët tuaj sa më shumë të vjedhin aq më mirë e më të autoritetshëm bëhen, sa më shumë të bëhen qytetarët të ndershëm aq më keq e të nënçmuar janë. Zotëri Zaev e Kovaçevski edhe disa fjalë, ju lutemi!, republikën tuaj nuk e duan jo shqiptarët, por bashkëqytetarët tu maqedonas që pakufi janë duke e zhvatur apo “reketuar” shtetin tuaj të Maqedonisë së Veriut

Nëse vazhdoni me zhvatje të pasurisë shtetërore, shteti juaj për pak kohë do shpërbëhet si ish-Jugosllavia e vjedhur dhe e zhvatur nga Serbia.

Baby Boo