Aksident në qendër të Divjakës, shoferja me “Benz” përplas për vdekje 6-vjeçarin


Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Divjakës.

Një 35-vjeçare, teksa drejtonte automjetin tip “Benz” ka përplasu një fëmijë të mitur në qendër të këtij qyteti.

Si pasojë, 6-vjeçari nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra e ka ndërruar jetë.

“Më datë 11.08.2018, rreth orës 17:10 në qendër të qytetit të Divjakës, mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M.M, 35 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 6 vjeç i cili ka ndërruar jetë,” shkruan policia.

Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo