Ak*sident në Prishtinë, humb jetën një 57-vjeçare

Një 57 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në Veternik të Prishtinës, sot rreth orës 17:30.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Baby Boo

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57-vjeçare, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit.