Aksident në Negotinë, lëndohen dy policë


Dy policë janë lënduar sot në aksidentin në komunikacion në Negotinë, konfirmoi për AIM zëdhënësi i SPB Veles, Riste Samarxhiev. Ai njofton se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin në mes rrugëve “Marksova” dhe “Femo Kulakov”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa të Negotinës, “Audi”, në pronësi të MPB-së, në të cilën udhëtonin policë nga stacioni policorë i Negotinës dhe “Mercedes”, të drejtuar nga një person nga Negotina.
Samarxhiev tha se policët ka marrë lëndime të lehta. Në vendin e ngjarjes është bërë inspektim nga pjesëtarë të policisë së Negotinës.

Baby Boo