Grubi: U keqpërdor Kurti, pa BDI nuk mund të vihej as tabela “Adem Demaçi” e as të bëhet rruga Tetovë – Prizren


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga radhët e BDI-së i pyetur nga gazetarët në Gostivar, ka folur për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin në Çair dhe Tetovë.

Ai tha se as tabela e rrugës në Çair me emrin “Adem Demaçi” dhe as rruga Tetovë – Prizren nuk mund të bëhen pa BDI-në.

“Vizita e zotëri Kurtit është e mirëseardhur dhe vjen shpesh dhe shpesh herë udhëton nga këtu për jashtë vendit, kishte karakter lokal për motive të ndryshme nga dy komunat në fjalë dhe nuk shoh kontestuese këtu… Tjetër gjë është që disa persona përpiqen ta keqpërdorin zotëri Kurtin, sepse qytetarët e dinë se pa BDI as tabelën me emrin Adem Demaçi nuk mund ta ndërrojnë e as ta bëjnë rrugën Tetovë – Prizren”, tha Grubi.

Baby Boo