Aksident në Gostivar, përplasen një banor i Gostivarit, një i Shkupit dhe një i Velesit

Mbrëmë (28-prill), dhjetë minuta pas mesnate, në SPB Tetovë është raportuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve ,,Beliçica“ dhe ,,Mara Ugrinova“ në Gostivar, në të cilin kanë marrë pjesë dy vetura: një Honda me targa të Gostivarit e drejtuar nga A.Sh. (29) nga Vrbjani i Rekës së Poshtme dhe “Fiat” me targa te Shkupit e drejtuar nga H.I. (34) nga Buzallkova e Velesit, ne te cilin si pasagjer ishte transportuar edhe A.H. (37) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë bashkëvozitësi i “Fiatit”, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ndërsa për lëndime është ankuar edhe shoferi H.I.
Në vendin e aksidentit këqyrjen e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.

Baby Boo