Sherifi: Secili artist e ka botëkuptimin e vet të pikturës dhe shprehjen e vet


Përveç intervistës me drejtorin e Galerisë së Arteve Ilir Kurtishi, Pa Censurë intervistoi edhe njërin prej artistëve që ishte aty. Bëhet fjalë për artistin Zenun Sherifi. Ai tha se meqënse po mbahet Kolonia Artistike e piktorëve të ndryshëm nga regjionet perreth, secili piktor, secili artist e ka botëkuptimin e vet të pikturës dhe shprehjen e vet. Dikush shprehet lehtë në peisazh, dikush në natyrën e qetë, dikush në frymën pak më moderne, tjetri në aspektin koloristik është më i aftë duke e thënë në kuptimin pozitiv, transmeton Pa Censurë.

Megjithatë edhe kolonia artistike e ka kuptimin e vet sepse takohen artistë nga vendet e ndryshme dhe gjithsecili vjen me eksperiencat e veta dhe përvojën e vet. Ai tregoi se kësaj radhe, vet ai do të prezantoj natyrën e qetë por në frymën pak më moderne dhe jo në aspektin real. Ai tha se sot është modernizmi dhe se duhet zbërthyer elementet. /PA CENSURË/

Baby Boo